Sekuestrohen miliona euro pasuri të familjes së Admir Muratajt

390

Në kuadër të luf’tës kundër krimit të organizuar, por edhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kr*iminale, Departameni policisë Kr*iminale në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit e Pastrimit të Parave në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Kr*imeve të rënda kanë bërë sekuestrimin e pasurive të Admir Muratajt dhe dy vëllezërve të tij. Sipas policisë vlera e skeustruar kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

Konkretisht janë sekuestraur nga policia:
Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M. Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut, Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016
Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.
Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro. Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A. 9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro. Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Policia ka bërë me dije gjithashtu se po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që I përkasin familjes së Admir Muratajt, por që nuk janë të regjistruara në emër të tyre.