Disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të ditës.

499

20 maj është Dita Botërore e Diversitetit Kulturor

1944 – lindi ne Angli Joe Cocker, kengetar i muzikes rok dhe bluz. Zëri i tij i ngjirur dhe lëvizjet ne skene, ishin disa prej elementeve që e shoqëronin gjithmonë në skenë. Ai renditet si një nga 100 këngëtarët me të mëdhenj në botë, bashkë me Rolling Stones.

1903 – Lindi ne Shkodër Ernest Koliqi, mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar.

1799 – Në Paris, lindi Honore de Balzak, romancier francez dhe dramaturg.

1902 – Kuba fiton pavarësinë nga Shtetet e Bashkuara. Tomás Estrada Palma bëhet presidenti i parë i Kubës.

1900 – Lojërat e dyta Olimpike moderne hapen në Paris dhe zgjasin 5 muaj.

1835 – Otto shpallet mbreti i parë i Greqisë moderne. Tre Fuqitë Mbrojtëse: Britania, Franca dhe Rusia, zgjodhën 17-vjeçarin princ Otto, djalin e dytë të Mbretit Ludvig të Bavarisë, si mbret të Greqisë.

1609 – Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe. Sonetet, gjithsej 154, janë përkthyer në të gjithë gjuhët e mundshme, duke përfshirë gjermanishten, frëngjishten, shqipen, arabishten, hebraishten, esperanton, madje edhe në gjuhën e sotme angleze.

1570 – Hartografi Abraham Ortelius propozon atlasin e parë modern.

– 1498 – Eksploruesi portugez Vasko da Gama arrin në Kalkutë, Indi.

– 1506 – Në Spanjë vdiq Kristofor Kolombi, 55 vjeç, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

– 1310 – Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët: të djathtën dhe të majtën. Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështilnin këmbët për t’I mbrojtur nga të ftohtit. Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.

– 526 – Një tërmet në Siri dhe Antioki vret mbi 300,000 njerëz.