Spitali “Shefqet Ndroqi” reagon për vetëvrasjen e radhës

227

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” reagoi pas ngjarjes së rëndë ku një tjetër pacient me Covid u hodh nga lartësia dhe humbi jetën.

Pasi i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e rëndë, stafi i spitalit  shpjegon se 60-vjeçari nga Kurbini u shtrua pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavijonin e urgjencës.

“Më datë 29, pacienti është transferuar në pavijonin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. 

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë”, shkruhet në njoftimin e spitalit.