Moti Sot, e hënë 15 mars 2021

74

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites, reshjet e shiu do të fitojnë intensitet deri mesatar në qendër, verilindje dhe juglindje të vendit në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8m/sek, prej orëve të pasdites era fiton intensitet me shpejtësi 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit.