Pedagogu thirrje studentëve: Lërini gomonet, ejani dhe merrni fatin tuaj në dorë! Reagoni për interesat e kombit

Në një komunikim për mediat Sindikata e Arsimit i ka bërë thirrje pedagogëve të bëhen bashkë pasi e ardhmja e arsimit është në rrezik.

Gjatë fjalës së ti pedagogu, i bëri thirrje edhe studentëve që të bashkohen dhe të marrin fatin e tyre në dorë, dhe jo të marrin gomonet për t’u larguar nga vendi.

“Përse të detyrojmë rininë të ikë. Po mbyllen degë jetike. Kush është ai që e çon fëmijën e tij për mësues kur i duhet të futen në portale e shumë e shumë procese të tjera. Punësohet një student që mbaron inxhinieri minierash dhe jo një student që mbaron master shkencor. Thirrje studenteve të reagojnë, thirrje pedagogëve të reagojnë për interesa të kombit dhe jo të interesave personale. Ne po i bëjmë thirrje shtetit me vënë në punë. Nuk duam të ndërrojmë kryeministra”, tha më tej pedagogu…

Lajmi i fundit/ Lëkundje e fuqishme tërmeti në Shqipëri

Lëkundje e fuqishme tërmeti në Shqipëri.

Tërmeti kishte një magnitudë 3.8 ballë  e shkallës Rihter dhe ishte me epiqendër mes fshatrave Funar dhe Gracen 25 km larg Tiranës dhe 13 km larg Elbasanit.

Thellësia 15 km.

Lëkundjet u ndjenë të forta në Elbasan, Tiranë dhe disa qytete përreth.

Nuk raportohen dëme materiale.

Zbulohen 5 ndryshimet e mëdha që po përgatit “Whatsapp”-i

Drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi.

Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.

WhatsApp do të sjellë disa ndryshime, të cilat do ta bëjnë shumë më të lehtë përdorimin e këtij aplikacioni në përditshmërinë tuaj.

Kështu:

1-Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të krijuar një link thirrjeje. Nëpërmjet linkut mund t’i bashkoheni thirrjes në çdo kohë.

2. Mundësia për të mos u dukur kur jeni online

3. Një veçori e cila të lejon të krijosh dhe të shpërndash “polle” në grupet e komunikimit

4. Edhe kamera e vetë WhatApp do të ndryshojë në mënyrën sesi i filmon videot

5. Nëse keni përzgjedhur opsionin e mesazheve që zhduken, WhatsApp do të sjellë mundësinë për t’i ruajtur një pjesë të tyre

Një kompani lezhjane ndër më të mirat e rajonit për politika pro familjes. UNFPA e vendos si paneliste për eksperiencën e krijuar.


Zhvillimi i politikave pro familjes në vendin e punës, një angazhim që kanë marrë institucionet e ndryshme ndërkombëtare, kanë identifikuar si pararojë të këtyre nismave kompaninë me seli në Lezhë, AZ Group. Përfaqsues të kësaj kompanie ishin në Konferencën Rajonale të mbajtur në Stamboll me 22-24 shtator e ku merrnin pjesë përfaqsues shtetesh, organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe CEO nga disa vende që kanë aplikuar politika të tilla.


Në panelin e zhvilluar me temë “Si ti bëjmë vendet e punës familjare, miqësore dhe gjithëpërfshirëse”, administrator i AZ Group në Lezhë ka theksuar se duke parë fytyra të buzëqeshura në kompanitë tona atëherë mund të flasim për një të ardhme më të mirë jo vetëm për kompanitë, por edhe për komunitetin që na rrethon. Sipas Zusit, nëse një familje është e lumtur, atëherë i gjithë biznesi progreson dhe krijojmë një ambjent më miqësor për të gjithë. Për këtë, ai ka shtuar se këto janë arsyet se përse janë kaq shumë të angazhuar për të aplikuar sa më shumë politika pro familjes në vendin e punës dhe për të mbështetur familjen.


Bizneset nuk janë vetëm instrumente që përmbushin anën ekonomike të njerëzve për të jetuar, por është e nevojshme që të ndërmerren edhe politika sociale për një vend dhe një botë më të mirë, e këto janë këto politika familjare. Të reflektosh mbi gabimet e të shkuarës dhe të synosh për ndikuar sa më shumë pozitivisht në jetën e punonjësve të kompanisë është vetëm maturi dhe më shumë qëndrueshmeri për këto kompani” – ka thënë ndër të tjera administrator i AZ Group në Leezhë z. Alban Zusi.


Politikat pro familjes të ndjekura deri më tani nga AZ Group në Lezhë me punonjësit e saj, janë marrë si model për aplikimin e tyre edhe nga shumë kompani të tjera. Këto inciativa shihen si një nevojë që të aplikohen dhe praktikohen në çdo biznes, kjo pasi kështu i shërbehet edhe më shumë komunitetit dhe ndikohet në të ardhmen e përbashkët.

Popujt më inteligjentë në botë: ku janë shqiptarët?

Një hulumtim i kryer nga Wolrd Population Review, sjell listën e gjatë prej 199 vendesh, matet koeficienti i inteligjencës së çdo vendi. 

Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. Koeficienti i Inteligjencës së çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.

Shumica e njerëzve në mbarë botën, pra rreth 68 për qind, kanë një koeficient inteligjence që varion nga 85-115. Në vendin e parë, me koeficientin më të lartë të inteligjencës renditet Japonia, ndjekur nga Tajvani, Singapori, Hong-Kongu dhe Kina.

Shtetet evropiane që kanë arritur të futen dhjetëshe janë: Bjellorusia, Finlanda, Lihtenshtajni, por edhe Hollanda dhe Gjermania.

Ku ndodhet vendi ynë, në këtë renditje? Shqipëria renditet e 109-ta, në këtë listë të gjatë. Sa i përket vendeve të rajonit, si; Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë–Hercegovina, ato renditen sipër vendit tonë.

Për sa i përket vendit me koeficientin më të ulët në botë, është Nepali, me 42.99.

Muhamed Sytari apo Gomari i babatasit

Debati për lejimin e shamive në shkolla, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari kërcënon Gjekmarkajn: Nuk je thirrur për të futur hundët aty ku nuk duhet

-Imami Muhamet Sytari eshte nje nga hoxhallaret me te zeshem qe medreset ne Shqiperi t‘i kalojne ne menagjim Dynajetit turk, nje kerkese kjo e kahmotshme e qeverise turke dhe presidentit turk Erdogan. Imami Sytari eshte i zellshem ne lartesimin e perandorise osmane si cliruese te shqiptareve e jo si pushtuese,duke organizuar edhe manifestime fetare per t‘i lartesuar sulltanet e kesaj perandorie sic ishte rasti me Sulltan Mehmet Fatihun qe ne hisorine shqiptare njihet si me mizori qe masakroi dhe deboi popullaten shqiptare nga teritoret te cilat i pushtoi.

Por, per imamin Sytari, ky mizor eshte clirimtar dhe i derguar i Allahut. Poashtu imami Muhamet Sytari mbetet i preferuari i qarqeve fetare e politike turke te aferta apo nen ndikimin e presidenti Erdogan, per kreun e KMSH-se.

Fushata e imamit Sytari per lejimin e bartjes se shamise ne shkolla publike, dhe sytareve te tjere ne Kosove e Maqedoni te Veriut, eshte fushate apo nisme anti-kombetare qe ka per qellim t‘i pengoi shqiptaret drejt integrimet euro-atlantike , duke tentuar qe ata te duken si pjese e shoqerive nga Lindja e mesme. Shamia sipas konceptit te „sytareve“, bazohet ne traditen aziatike te shoqerive arabe, e qe ne realitetin e sotem, eshte vetem nje relikt primitiv me te cilen po synohet skllaverimi i serishem i femres shqiptare.

Nga | Nexhat HAZIRI

Egnatia “dajak” Vllaznisë në Rrogozhinë, Tirana ngec ndaj Kastriotit

Vllaznia e Josës nuk arrin të krijojë vazhdimësi në rezultate, teksa pas dy fitores radhazi ndaj Kukësit e Tiranës, vjen një disfatë zhgënjyese në transfertën ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Ashtu si sezonin e kaluar në fazën e fundit, shkodranët u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0, në një sfidë tërësisht zhgënjyese nga ana e të besuarve të Mirel Josës.

Emiliano Musta ishte protagonist absolut i rrogozhinasve, pasi në minutën e 22-të bëri një shpërthim spektakolar në krahun e majtë, duke kaluar disa kundërshtarë dhe shërbyer më pas për Delarge, që e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetën e Zogovic.

Vetëm dy minuta më vonë, Juric gabon në pasim dhe Egnatia del në një tjetër kundërsulm, aty ku Zogovic ndal fillimisht Jackson, por më pas topi shkon te Musta, që këtë herë e dërgon vetë në rrjetë, duke dyfishuar shifrat.

Josa provon të reagojë në pjesën e dytë, duke bërë disa zëvendësime, por nuk ka shkëndija, ndërsa në të 57-ën, Egnatia shënon edhe golin e tretë me Camajn, i cili përfitoi nga përgjumja e dyshes Juriç-Gurishta dhe dërgoi topin në rrjetë.

Kjo është humbja e dytë në katër javë për shkodranët, që treguan edhe njëherë se janë skuadër e brishtë dhe larg pritshmërive, ndërsa Egnatia merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 6 pikë.

Ngec sërish edhe Tirana kampione në fuqi, që pas humbjes ndaj Vllaznisë në kryeqytet, nuk shkon dot përtej barazimit pa gola ndaj Kastriotit në Kamëz, në një ndeshje me ritëm të ulët dhe pak mundësi shënimi, teksa krutanët goditën edhe një traversë në të 80-ën.

Edhe bardheblutë konfirmojnë në këto katër javët e para se janë larg formës së vitit të kaluar, pasi kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, falë një fitoreje, dy barazimesh dhe një humbjeje, ndërsa të njëjtën kuotë pikësh ka edhe Kastrioti.

11 shtator, mbështetje për shqiptarët në zgjedhjet suedeze

Pavarësisht preferencave politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Suedi, për komunitetin shqiptar në këtë vend, do të ishte pozitive që të votojmë kandidatët shqiptarë.


Sa i takon partive secili voton atë grupim politik që mendon se i përfaqëson më së miri interesat e tij dhe të komunitetit, por do të ishte e këshillueshme që në listën nominale për deputetë në parlament, për këshillat e komunave dhe të regjioneve, të japim mbështetje për kandidatët shqiptarë, duke vendosur X përkrah emrit të zonjave apo zotërinjve që janë pjesë e komunitetit tonë.


Mbështetja e kandidatëve shqiptarë në çdo nivel politik, është mënyra më e mirë për të pasur një grup të madh e të fortë lobistësh shqiptarë në Suedi!

Nga | Arben VATA

Arben VARA Gazetar

“Injoranca nuk është argument”, debate të forta në parlament: Çfarë ke që ulërin mo?

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal sërish tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri po ndërpritej vazhdimisht nga deputeti Helidon Bushati, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Në një moment Rama iu kthye deputetit duke i thënë “përse ulërin”.

“Çfarë ke që ulërin mo? Pse ulërin? Çfarë janë këto ulërima? O zotëri, injoranca nuk është argument, nuk ka qenë kurrë. Injoranca ju ka katandisur këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800 KËH/orë do e paguajë çdo kilovat me çmimin e tregut.

Diferencën mes 9.5 dhe 42 lekë, sot e mbulon qeveria por nuk kanë për të paguar pishina, dekore me drita në oborre të gjera apo ngrohje të vilave me kondicioner e dritare hapur kështu që me llogari shohim që ky 4% konsumon 15% të totalit.

Ka shumë humor në Shqipëri se si do kemi kursejmë. Nuk kemi masa si Gjermania apo Zvicra por do kërkojmë të kursehet energji elektrike. Kjo është pjesë e të tërës”, tha Rama.