“Injoranca nuk është argument”, debate të forta në parlament: Çfarë ke që ulërin mo?

189

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal sërish tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri po ndërpritej vazhdimisht nga deputeti Helidon Bushati, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Në një moment Rama iu kthye deputetit duke i thënë “përse ulërin”.

“Çfarë ke që ulërin mo? Pse ulërin? Çfarë janë këto ulërima? O zotëri, injoranca nuk është argument, nuk ka qenë kurrë. Injoranca ju ka katandisur këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800 KËH/orë do e paguajë çdo kilovat me çmimin e tregut.

Diferencën mes 9.5 dhe 42 lekë, sot e mbulon qeveria por nuk kanë për të paguar pishina, dekore me drita në oborre të gjera apo ngrohje të vilave me kondicioner e dritare hapur kështu që me llogari shohim që ky 4% konsumon 15% të totalit.

Ka shumë humor në Shqipëri se si do kemi kursejmë. Nuk kemi masa si Gjermania apo Zvicra por do kërkojmë të kursehet energji elektrike. Kjo është pjesë e të tërës”, tha Rama.