Zjarr në Orikum, era vështirëson fikjen e tij

143

Zjarret vijojnë që të jenë shqetësim këtë periudhë ne vendin tonë, ku barinjtë ose banorët djegin shkurret për te perfituar tokat .

Por shpesh herë zjarret kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesa dhe lokale.

Këtë të mërkurë një situatë e ngjashme është shënuar në Orikum ku një zjarr i cili ka qënë ne një vater te vogël është përhapur me shpejtësi duke djegur hektare të tërë me kallamishte.

Zjarri ka qenë në afërsi te impiantit të përpunimit të ujrave të zeza i cili rrezikon të digjet nga flakët e zjarrit, ndërkohë qe të rrezikuara janë dhe lokalet aty pranë pasi era e fuqishme ben të vështirë fikjen nga zjarrfikesit të cilët ndodhen në terren me tri mjetet e tyre.

Edhe në këto momente zjarri vijon të jete prezent dhe është shumë e vështirë për tu fikur per shkak dhe të terrenit të vështirë