Maqedoni-Greqi marrëveshja e emrit firmoset te dielën

465

Të dielën paradite në Prespën e anës Greke pritet që të nënshkruhet marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë. Nën mbikëqyrjen e diplomatëve të rëndësishëm ndërkombëtar, ministrat e jashtëm të dy vendeve Dimitrov dhe Kocias do të hedhin firmën në tekstin i cili përbëhet nga 20 nene. Nga marrëveshja e arritur Maqedonisë i ndryshohet emri në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dimitrov tha se dita e nesërme është ditë historike, arritja e kësaj marrëveshje, lehtësohen rrugën euro-atlantike të vendit. Ai i quan të dëmshme politikat e opozitës që haptazi janë kundër marrëveshjes së arritur.

“Kemi forca që mundohen për të ardhmen dhe duan të shkojnë përpara, por kemi edhe forca që mundohen që na tërheqin mbrapa në të kaluarën. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë ndërsa e ardhmja është në duart tona. Mendoj se është një hap i madh dhe ne mburremi për marrëveshjen e arritur për miqësi me Bullgarinë.

Tani kjo që na mbetet është çështja e fundit e hapur. Në njëfarë mënyre mbaron një fazë e pikëpyetjeve dhe do të jetë shumë e rëndësishme që kjo zgjidhje t’i hap dyert drejtë BE-së dhe NATO-s. Përveç ndërtimit të miqësisë me Greqinë, motivet maqedonase janë pikërisht këta, që t’i hapim dyert e integrimeve”.

Zaev, nga vendlindja e tij bëri me dije që me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, Ballkani i dërgon sinjal pozitiv perëndimit që është arritur pjekuri politike dhe se i gjithë rajoni duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.