Vritet gazetarja 29-vjeçare

527

Një gazetare 29-vjeçare është vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Irlandën e Veriut.

Gazetarja Lyra McKee u qëllua për vdekje nga një person që hapi zjarr, ndërsa 29-vjeçarja ishte duke mbuluar trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, ndërsa ngjarja është vlerësuar si një “incident terrorist”.

Policia e ka quajtur gazetaren “një kalimtare krejtësisht të pafajshme”, ndërsa dyshon se pas sulmit qëndron Armata e re Republikane Irlandeze (IRA).