10 maji, ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares

370

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, datë 10 maj 2019 shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e mbetur e vrarë të hënën në bazën e NATO-s në Letoni, pas shpërthimit të municioneve luftarake.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.