Një kompani lezhjane ndër më të mirat e rajonit për politika pro familjes. UNFPA e vendos si paneliste për eksperiencën e krijuar.

190


Zhvillimi i politikave pro familjes në vendin e punës, një angazhim që kanë marrë institucionet e ndryshme ndërkombëtare, kanë identifikuar si pararojë të këtyre nismave kompaninë me seli në Lezhë, AZ Group. Përfaqsues të kësaj kompanie ishin në Konferencën Rajonale të mbajtur në Stamboll me 22-24 shtator e ku merrnin pjesë përfaqsues shtetesh, organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe CEO nga disa vende që kanë aplikuar politika të tilla.


Në panelin e zhvilluar me temë “Si ti bëjmë vendet e punës familjare, miqësore dhe gjithëpërfshirëse”, administrator i AZ Group në Lezhë ka theksuar se duke parë fytyra të buzëqeshura në kompanitë tona atëherë mund të flasim për një të ardhme më të mirë jo vetëm për kompanitë, por edhe për komunitetin që na rrethon. Sipas Zusit, nëse një familje është e lumtur, atëherë i gjithë biznesi progreson dhe krijojmë një ambjent më miqësor për të gjithë. Për këtë, ai ka shtuar se këto janë arsyet se përse janë kaq shumë të angazhuar për të aplikuar sa më shumë politika pro familjes në vendin e punës dhe për të mbështetur familjen.


Bizneset nuk janë vetëm instrumente që përmbushin anën ekonomike të njerëzve për të jetuar, por është e nevojshme që të ndërmerren edhe politika sociale për një vend dhe një botë më të mirë, e këto janë këto politika familjare. Të reflektosh mbi gabimet e të shkuarës dhe të synosh për ndikuar sa më shumë pozitivisht në jetën e punonjësve të kompanisë është vetëm maturi dhe më shumë qëndrueshmeri për këto kompani” – ka thënë ndër të tjera administrator i AZ Group në Leezhë z. Alban Zusi.


Politikat pro familjes të ndjekura deri më tani nga AZ Group në Lezhë me punonjësit e saj, janë marrë si model për aplikimin e tyre edhe nga shumë kompani të tjera. Këto inciativa shihen si një nevojë që të aplikohen dhe praktikohen në çdo biznes, kjo pasi kështu i shërbehet edhe më shumë komunitetit dhe ndikohet në të ardhmen e përbashkët.