Te “fortet” e Bashkia Lezhe po terrorizojne pushuesit.. Nje grup prjej 15 veta me 5 makina te bashkise sot ne oren 21:00 futen neper bisnese me meter shirit duke matur ambjentet…
Çfare masin ne kete ore te nates? Nuk ju mjafton dita? . O ZOT KU JETOJME.. MARSHALLA JU QOFTE.
Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Ened Nakuçi ka dhënë detaje të tjera për mediat lidhur me grupin shqiptar të mashtrimit online.
Sipas Nakuçit, skema e mashtrimit që u zbulua në bashkëpunim me autoritetet italiane është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.
Sipas SPAK-ut, janë mashtruar 140 qytetarë të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin që të investonin në shuma të vogla.
Shumë prej tyre u janë marrë të dhënat personale që kishin në kompjuterin apo telefonin e tyre.
“Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta” u shpreh Nakuçi.
Ndërkaq, përfaqësuesit e policisë italiane treguan se skema e mashtrimit arrinte deri në pikën që viktimave iu merreshin edhe të dhënat personale duke ndërhyrë përmes programeve të caktuara në telefonin apo kompjuterat e tyre.
Pas operacionit të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë kundër mashtrimit online ku janë lëshuar 14 urdhër arreste dhe akuzohen 61 persona, Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë detajet nga ky operacion.
Teksa janë urdhër 14 kontrolle në Shqipëri ndaj bandës shqiptare të mashtrimit online duke shkaktuar 5 milionë euro dëme, prokurori i SPAK Ened Nakuçi theksoi se ky operacion është vijim i operacionit të mëparshëm i datës 25 tetor 2022.
“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie” tha prokurori Eneid Nakuçi.
Prokurori Nakuçi bëri të ditur gjithashtu se personat e arrestuar janë drejtues të Call-Center-ve.
“Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet në Itali, në Shqipëri, vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol vendimtar.
Janë drejtues të call-centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë” , theksoi më tej prokurori Nakuçi.
Sipas prokurorëve italianë dhe atyre shqiptarë, banda shqiptare e tregtisë online përdorte teknika të rafinuara bindjeje ndaj viktimave.
Ndaj këtij grupi, hetuesit italianë kanë kryer 42 mijë përgjime telefonike ku rezultoi se paratë ishin pastruar në vendet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë si dhe i kanë konvertuar në kriptovaluta.
Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme mes stuhisë që goditi Lombardinë dhe zjarreve që po shpërthejnë në Siçili dhe në jug.
Vendimi pritet sot në një takim të qeverisë.
Rajonet po llogaritin dëmet e ndërtesave, infrastrukturës dhe bujqësisë.
Ndërkohë janë shënuar pesë të vdekur për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit.
Një vajzë 16-vjeçare u vra nga një pemë që ra mbi tendën e saj në një kamp skautizmi në Valcamonica, provinca e Brescias. Tre persona mbetën viktima të flakëve në zjarret që ende vazhdojnë rreth Palermos dhe Siçilisë, dhe një në Reggio.
“Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë në 65 vjet”, thotë kryebashkiaku i Milanos, Sala.
“Unë do të doja t’i bëja një thirrje Brukselit, por ne do ta zyrtarizojmë nesër, pasi flota e ‘Canadair’ e Evropës është një flotë absolutisht e pamjaftueshme. Ne nuk mund të lutemi për ardhjen e një automjeti amfib çdo herë. Ne duhet të forcojmë flotën evropiane”, deklaroi ministri për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare, Nello Musumeci në Tg1.
Drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme flitet për Lombardinë, Sicilinë, Veneton, Emilia Romagna dhe Friuli Venezia Giulia, të prekura nga ngjarjet ekstreme të ditëve të fundit, përfshirë stuhitë në veri dhe zjarret në jug.
Katër shqiptarë nga Kosova, që erdhën për të pushuar në Durrës denoncuan në drejtorinë e policisë së qytetit bregdetar se u morën peng për 45 minuta me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.
Pas denoncimit policia arrestoi Nexhmi Xhili 49 vjeç dhe Dritan Kuçaj 48 vjeç, që ishte pronari i shtëpisë, të dy banues në Durrës. Turistët deklaruan se u mbajtën peng në garazhin e shtëpisë së pushimit pas debatit për pagesën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas u kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Nexhmi Xhili 49 vjeç dhe Dritan Kuçaj 48 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”.
Njoftimi i Policisë së Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit të Malit të Zi.
Veljoviç akuzohet për krijim të organizatës kriminale dhe shpërdorim detyre. Në pranga ka rënë edhe Mujo Nikoçeviç, anëtar i grupit të organizuar kriminal “Klani Skaljar”.
Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë. Veselin Veljoviç ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë deri në vitin 2020.
Gjatë karrierës, ai është akuzuar shpesh nga partitë opozitare dhe mediat për mungesë transparence, keqpërdorim të policisë dhe pushtetit dhe përfshirje në raste të shumta të shitjes së pronës shtetërore.
Zyrtari i lartë i policisë ka qenë edhe këshilltar për sigurinë në kabinetin e ish-presidentin Milo Gukanoviç.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Shkodër.
Një automjet tip ‘Fiat’, me të cilin udhëtonin dy persona goditi nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.
Përplasja ishte e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të autoveturës. Prend Marku 56 vjeç dhe pasagjeri Martin Gjoka, 54 vjeç që të dy banues në Tale. Nga aksidenti mori lëndime dhe drejtuesi i zetorit Ardian Tomaj banues në fshatin Gocaj. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të fiatit. Ky është aksidenti i katërt që ndodh në harkun kohor të 24-oreve në rrugët e Lezhës, me një bilanc 2 të vdekur dhe 5 të plagosur.
I vendoset eksploziv banesës së një 52-vjeçari në Shkodër. Ngjarja sipas informacioneve të para ka ndodhur rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”.
Policia njofton se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gati pesë miliardë njerëz, ose pak më shumë se 60% e popullsisë së botës, janë aktivë në mediat sociale.
Një rritje prej 3.7% krahasuar me vitin e kaluar. Këto janë shifrat që përmban një studim i kompanisë Kepios, i cili shpjegon sesi numri i përdoruesve të platformave sociale po i afrohet 5.19 miliardë të popullsisë së botës që përdor interneti, e barabartë me 64.5% të tij.
Sipas hulumtimeve, ka dallime të mëdha midis rajoneve. Vetëm 1 në 11 njerëz në Afrikën Lindore dhe Qendrore përdorin mediat sociale. Në Indi, tani kombi më i populluar në botë, shifra është 1 në 3.
Është rritur edhe koha e shpenzuar në rrjetet sociale, nga dy minuta në 2 orë e 26 minuta në ditë. Përsëri ka pabarazi të mëdha, ku brazilianët shpenzojnë mesatarisht 3 orë e 49 minuta në ditë në mediat sociale, ndërsa japonezët më pak se një orë. Përdoruesi mesatar i mediave sociale është në shtatë platforma.
Meta zotëron tre nga aplikacionet e preferuara të përdoruesve, WhatsApp, Instagram dhe Facebook. Kina ka tre aplikacione WeChat, TikTok, dhe versionin e saj Douyin. Twitter, Messenger dhe Telegram plotësojnë platformat më të ndjekura.
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli nuk lejon mediat që të jenë të pranishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kamzës. Madje, vetë Suli shprehet se nuk do ti lejojë mediat të jenë prezente pasi ‘i do qefi’. Kështu është shprehur ai teksa u pyet nga një gazetar se përse nuk do lejohen mediat që të jenë të pranishme në mbledhje.
‘Pse pa media zoti kryetar”- pyetet Suli.
‘Se më do mua qefi’- thotë kryebashkiaku.
Kjo video u postua në ‘Facebook’ nga gazetari Bledian Koka i cili shkruan:
‘Kur nuk i do qejfi dhe Rakip Sulit! Rakip Suli ka shume te drejte kur thote se nuk i do qejfi qe te lejoje qofte edhe kamera modeste ne mbledhjet e keshillit bashkiak te Kamzes! Nenshtrimi pa kushte i banoreve te Kamzes qe votuan nje analfabet funksional per nje mandat te dyte si te parin e tyre me duart e tyre nuk mund te kaloje pa kosto. Arroganca e pushtetit ne duart e njerzve si Kip Suli eshte fiks kjo. Rakip Suli vendos qe mbledhja e keshillit bashkiak ku merren vendimet per qytetaret eshte “pune qejfi e tij”. p.s…ligji, transparenca dhe e drejta e informimit sigurisht qe jane fjale pa sens ne veshet e injorances kuterbuese te veshur me pushtet! Koken lart, e vetem PerPara me Kipin’.
Në përgjithësi, në Velipojë nuk i kalojnë pushimet djemtë me makina të shtrenjta, që ua kanë blerë baballarët e tyre të pasur. Këtu nuk vijnë të pushojnë as bukuroshet e ‘dubait’, pra as gocat e pasura që në trup kanë më shumë silikon dhe botoksë se sa muskuj dhe të cilave, si të tilla, as nënat e tyre nuk ua kujtojnë dukjen e natyrshme. Shumica e pushuesve të Velipojës janë baballarët që i mbikëqyrin fëmijët e tyre të vegjël dhe djemtë që kujdesen për prindërit e tyre të moshuar. Si dhe vajzat që mbajnë për dore nënat e veta plaka, e të cilat nëna nuk i freskon gjithaq uji i detit, sa kujdesi dhe dashuria e pasardhësve të tyre. Në Velipojë nënat u bërtasin fëmijëve shqip, fëmijët lazdrohen dhe gëzohen shqip, bashkëshortët qortohen mes veti shqip, mysafiri i hidhërohet kamarierit shqip…
Shkurt, në Velipojë pushohet ‘shqip’ dhe aty gjen pushues nga të gjitha viset e shqiptarisë, shumica e të cilëve mbase nuk janë të pasur, por kanë aq sa për të paguar një dhomë dhe tre vakte ushqim. Dhe ndoshta Velipoja kurrë nuk duhet të hekë dorë nga ky lloj turizmi, sepse përndryshe do mund t’i ndodhë ajo që është duke i ndodhur Ulqinit: të shtohet numri i turistëve boshnjak e serb, por nga dita në ditë të pakësohet ai i atyre që e mbajtën gjallë turizmin e këtij qyteti edhe atëherë kur aty nuk vinte thuajse askush – shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë të Veriut.
Pra do mund t’i ndodh që, duke dashur të ndjellë sa më shumë turistë të huaj, të mos arrijë asgjë më shumë sesa ‘varfanjakët’ shqiptarë t’i zëvendësojë me pushuesit e huaj që sjellin me vete jo vetëm domatet, por edhe bukën. Ndërkohë duhet pranuar: Velipoja e kësaj vere është më e organizuar, më mikpritëse dhe me e pastër se kurdo qoftë më parë. Ajo është edhe me më pak qenë endacak dhe për çudi – thuajse pa mushkonja. Disa thonë se e tëra kjo ka të bëjë me administratën e re që e drejton Bashkinë e Shkodrës.
Administratë e cila dëshiron t’u dëshmojë drejtuesve të mëparshëm sa nuk janë kujdesur për këtë margaritar të bregdetit shqiptar. Por edhe nëse është ashtu atëherë njeriu s’ka pse mos thotë: dhashë Zoti u shtohet inati që të tregohen edhe më të mirë seç janë. Më në fund, njeriu duhet të jetë i padrejtë e të mos pranojë se e majta e Shqipërisë nuk është ajo që shpërfaq klubi i ‘Rilindjes’, klub të cilin, siç duket, e dominojnë zhvatësit e Shqipërisë, klub i cili burgjet e vendit i furnizon me ‘lëndën’ e tyre të parë – me qeveritarë hajdutë.