Operacioni shqiptaro-italian/ SPAK: Janë mashtruar 140 qytetarë. Dëmi 5 mln euro, iu merrnin edhe të dhënat personale

215

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Ened Nakuçi ka dhënë detaje të tjera për mediat lidhur me grupin shqiptar të mashtrimit online.

Sipas Nakuçit, skema e mashtrimit që u zbulua në bashkëpunim me autoritetet italiane është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.

Sipas SPAK-ut, janë mashtruar 140 qytetarë të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin që të investonin në shuma të vogla.

Shumë prej tyre u janë marrë të dhënat personale që kishin në kompjuterin apo telefonin e tyre.

“Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta” u shpreh Nakuçi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e policisë italiane treguan se skema e mashtrimit arrinte deri në pikën që viktimave iu merreshin edhe të dhënat personale duke ndërhyrë përmes programeve të caktuara në telefonin apo kompjuterat e tyre.

Pas operacionit të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë kundër mashtrimit online ku janë lëshuar 14 urdhër arreste dhe akuzohen 61 persona, Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë detajet nga ky operacion.

Teksa janë urdhër 14 kontrolle në Shqipëri ndaj bandës shqiptare të mashtrimit online duke shkaktuar 5 milionë euro dëme, prokurori i SPAK Ened Nakuçi theksoi se ky operacion është vijim i operacionit të mëparshëm i datës 25 tetor 2022.

“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie” tha prokurori Eneid Nakuçi.

Prokurori Nakuçi bëri të ditur gjithashtu se personat e arrestuar janë drejtues të Call-Center-ve.

“Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet në Itali, në Shqipëri, vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol vendimtar.

Janë drejtues të call-centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë” , theksoi më tej prokurori Nakuçi.

Sipas prokurorëve italianë dhe atyre shqiptarë, banda shqiptare e tregtisë online përdorte teknika të rafinuara bindjeje ndaj viktimave.

Ndaj këtij grupi, hetuesit italianë kanë kryer 42 mijë përgjime telefonike ku rezultoi se paratë ishin pastruar në vendet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë si dhe i kanë konvertuar në kriptovaluta.