“Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka vendosur “kuaj beteje…”, analisti reagon për zgjedhjet e 14 majit: Ja cilat bashki qeverisen nga kukullat e Ramës

90

Analisti Arion Sulo është shprehur se bashkitë e Durrësit dhe të Elbasanit qeverisen nga kukullat e vendosura nga Edi Rama. Komentet Sulo i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” në këto bashki ka vendosur “kuaj beteje” shumë të fortë.

Ai tha se Durrësi dhe Elbasani janë dy qytete me një elektorat të madh grid dhe kanë mundësi të bëjnë rotacionin.

“Kur themi kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka disa kandidatë që spikasin dhe jo më kot ish-nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u dorëhoq nga mandate i deputetit dhe kandidon në Elbasan. Edhe në Durrës kandidon një figurë shumë e njohur e demokratëve, Igli Cara. Durrësi dhe Elbasani janë ato dy qytete që kanë bërë edhe ndryshimin e pushtetit, pasi kanë elektorat gri dhe është e mundur që në çdo palë zgjedhje të realizohet rotacioni. Pra koalicioni kë këto qytete kanë vendosur kuaj beteje shumë të fortë. Janë kandidatë shumë të mirë, me CV me contribute.

Po t’i shikojmë, nga ana tjetër kemi dy kandidatë që janë thuajse anonim. Që një kryebashkiake e qytetit port më të madh në vend të mos njihet fare dhe të jetë anonim, kjo është metoda që ka zgjedhur kjo qeveri. Ne qeverisemi nga njerëz anonim me qëllim. Kjo maxhorancë i është nënshtruar vullnetit të njëshit. Kjo qeveri vendos shërbëtorët e Ramës. Qeverisemi nga një person që vendos kukullat e tij dhe që nuk kanë asnjë kontribut real për të qenë të parët e Durrësit apo Elbasanit. Kjo është e pafalshme. Votat janë aty dhe Durrësi e Elbasani e kanë treguar që janë rrotë më rrotë. Qeverisja i ka konsumuar. Pse duhet të fitojnë këta, pse shanset duhet të jenë nga ana e PS.

Unë mendoj se dy kandidatët e Durrësit e Elbasanit kanë shanse reale për të bërë rotacionin. Në Bashkinë e Tiranës kemi mbledhjen e çdo lloj fuqie. Tirana ka biznese të jashtëzakonshme, industri ndërtimi, gjë që e bën pushtetin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës shumë të fortë. Në Tiranë kemi kockën dhe gjithë kuptimin e krizës. Këtu janë zhvilluar ngjarjet, këtu bëhet politika më e madhe. Mendoj që do të ketë fragmentarizim më të madh në Tiranë. Kandidatura e Këlliçit është një kandidaturë e fuqishme. Por mungesa e kohezionit brenda PD-së dhe ardhja e Berishës për një vit në krye të PD-së me disa procese, Këlliçit i mugon statura e lartë politike”, u shpreh Sulo.