Tiranë, eksploziv automjetit të efektivit policisë (Foto)

505

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Tiranë.

Informacionet bëjnë me dije se sasia e tritolit ka shpërthyer në makinën e parkuar të një efektivi te policise rrugore.

Ngjarja ndodhi rreth ores 04 te mengjesit në oborrin e banesës së efektivit Juljan Çikaj ne zonën e Yrshekut.

Nga shperthimi fatmiresisht nuk pati te lenduar ndersa policia nisi hetimet per ngjarjen.

Ndërkohë policia po vijon hetimin për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.