Brexit, ironi me Ballkanin

473

Shoqatat britanike të cilat mbështesin largimin nga BE kanë bere ironi, këtë radhë duke përdorur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në reklamën e radhës shkruhej:

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia do të futen në BE. Seriozisht? Votoni Brexit”

“Vote Leave”, ka shpenzuar më shumë se 2.7 milionë paund për reklama që synojnë grupe specifike në facebook, gjë që i ka ndihmuar të fitojnë referendumin e vitit 2016 për të dalë nga BE-ja.

Facebook i ka bërë reklamat publike dhe i ka dërguar te Komisioni Parlamentar Britanik që po heton për lajme të rreme, “Fake News”. Kjo do të thotë se reklamat tani mund të shihen nga kushdo, jo vetëm nga përdoruesit e Facebook që kishin përzgjedhur mbështetësit e Brexit.

Reklamat e krijuara nga një kompani kanadeze përqendroheshin mbi çështje specifike, si emigrimi etj.

Dokumenti me 120 faqe duket se mbështet gjetjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që javën e shkuar vendosi se “Vote Leave” ka shkelur ligjin zgjedhor, në bashkëpunim me një tjetër fushatë, “BeLeave”, gjë që është mohuar nga të dyja grupet.

Facebook ka postuar mbi 1400 reklama të ndryshme, të gjitha me të njëjtën temë. Megjithatë, nuk është gjithnjë e qartë që reklamat vijnë nga një fushatë Pro-Brexit.