Zjarr pranë kullës së Sahatit në Tiranë| FOTO |

397

Një godinë në qendër të Tiranës është përfshirë nga flakë, fare pranë Bashkisë së Kryeqytetit dhe kullës së Sahatit.

Sipas drejtorit të zjarrfikësve flakët kanë përfshirë disa zyra të vjetra që ndodhen aty pranë, ndërsa konfirmon se zjarri është shuar.

Edhe pse nuk ka të lënduar, forcat zjarrfikëse po punojnë për të larguar prej aty disa bombola gazi për të shmangur shpërthimin e tyre.

Pronarët e biznesit të përfshirë nga flakët pretendojnë se zjarrvënia është e qëllimshme.