Breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja i televizionit

138

Ngjarje e rende mengjesin e kesaj te hëne në ambjentet e Top Channel.

Persona ende te paidentifikuar jane afruar me nje makine rreth ores 01:00 ne pjesen e jashtme te televizionit dhe kanë gjuajtur me breshëri kallashnikovi.

Per pasoje ka mbetur i vdekur roja i ketij institucioni mediatik, Pal Kola.

60-vjeçari vdiq teksa transportohej per ne spitalin e Traumes.

Makina e autoreve, nje Range Rover me targa te vjedhura, u gjet i djegur ne Golem te Kavajes, jo me shume se 1 ore pas ngjarjes.

Brenda makines u gjet edhe nje arme tip automatik.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.