Moti për ditën e premte, 18 janar 2019!

412

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë ndikuar në vendin tonë mot me kthjellime dhe vranësira.

Do të gjenerohen reshje shiu e dëbore kryesisht në Jug dhe Juglindje.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave dhe në zonat Qendrore dhe Veriore duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur sërish në mëngjes por mesdita mbetet konstante duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 3 ballë.