Sezoni turistik dhe në mënyrë të vecantë plazhi vijon të marrë jetë njërëzish.
Këtë herë një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Velipojës.
Një grua e moshuar rreth 70 vjec ka gjetur vdekjen në zonën e plazhit “Ada” në Velipojë paraditën e kësaj të premteje.
Dyshimet e para flasin për probleme kardiake për 70 vjecaren por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë gjë.
Vetë pushuesit u përpoqen ti japin ndihmen e parë të moshuarës ndërsa mbërritja e ambulancës për fat të keq nuk ka shërbyer për asgjë.