Moti e diel, 8 Dhjetor 2019

90

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e vlerave të presionit të ulët atmosferik duke kushtëzuar intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojne në skajin verior dhe jugor, ndersa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja vijojne në të njëjtat kushte atmosferike ku moti i kthjellët do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes  POR mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

 

Rajoni dhe Europa 

Vendet e Rajonit paraqiten me mpt të kthjellët dhe vranësira të lehta, po ashtu gjithë vendet e Rajonit të Pellgut të Mesdheut janë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. NDERSA në ndikimin e vranësirave dhe shirave vijojnë vendet e Europës Veriore dhe Qëndrore. Po ashtu me temperatura të ulta paraqiten vendet Ndordike dhe Europa lindore ku do të ketë reshje të dendura dëbore.