Kërcet arma, qëllohet një 31-vjeçar, policia jep detajet e para

410

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës këtë të Hënë.

Policia njoftoi se rreth orës 13:00, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë A. K., 31 vjeç.

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i bluve.