Infermieri shqiptar vjedh llogarinë bankare të moshuarit që humbi jetën nga Koronavirusi.

274
WCENTER 0WFECINDPP NOMEORIG IMGBIBBC - 04281316 FOTO WEBSERVER - img18112 - congegno che clona carte credito bancomat fano - bancomat clonato - LUCA TONI

Një infermier 41 vjeç me origjinë shqiptare është kapur në flagrancë së bashku me të dashurën e tij 21 vjeçare pasi i kishin vjedhur kartën e bankomatit një të moshuari të sëmurë me Covid duke e zbrazur të gjithë llogarinë bankare.

Lajmi është raportuar nga mediat lokale. Faktet datojnë në 13 mars, kur i moshuar, një 66-vjeçar nga Cividate al Piano u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, banuese në Boltiere Bergamo, me ndihmën e të dashurës së tij vodhi portofolin e burrit të moshuar duke shkuar aq larg sa të shpenzonte një shifër afër 6 mijë euro me kartën e tij të kreditit.

Gjendja e 66 vjeçarit u përkeqësua më 18 mars dhe humbi jetën më 18 prill. Familjarët vërejtën lëvizjet e pazakonta në llogarinë rrjedhëse dhe paraqitën një ankesë në komandën e policisë lokale të Romano di Lombardia.

Hetimet identifikuan shpejt autorët dhe kur arritën oficerët burri u përpoq të ikte por u ndalua menjëherë nga policia.