“Thellësisht i KORRUPTUAR!”/ Gazeta austriake zbardh skandalin e rëndë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kjo është kompania offshore për të cilën u akuzua Presidenti se e ka përdorur për lobim duke paguar 700.000 dollarë (FOTO)

385

Media austriake “krone.at” i ka kushtuar një artikull Presidentit shqiptar Ilir Meta, të cilin e akuzon si të korruptuar. Sipas saj, një detektiv që ka zbuluar aferat korruptive të Metës është fshehur në Austri, për shkak të kërcënimeve me vdekje që kishte marrë.

Ky dëshmitar ka zbuluar se PResidenti Meta ka paguar nëpërmjet kompanisë offshore “Dorelita Limited” 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump në vitin 2017. “Pak javë para inaugurimit është lidhur një kontratë mes palës së LSI-së dhe avokates, e cila parashikon pjesëmarrjen në inaugurim. Menjëherë pas kësaj, Meta u bë edhe president”, shkruhet në artikull.

“Thellësisht i KORRUPTUAR!”/ Gazeta austriake zbardh skandalin

Media austriake denoncon edhe shpenzimet e tjera të Presidentit, mes të cilave janë edhe 50 mijë euro të paguara për operacione plastike për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. “Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Metas, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, thuhet më tej në shkrim.

Por kush është kompania offshore:

‘Dorelita Limited’, është kompania offshore nëpërmjet të cilës, Ilir Meta, sipas denoncimit të gazetës austriake, ka paguar 700.000 dollarë për lobim. Kompania rezulton me zyra në Qirpo, ndërsa data kur ka filluar aktivitetin e saj është 14 nëntor 2013. Sipas të dhënave të publikuar në faqen e saj zyrtare, aktivitetin e fundit kompania e ka pasur në prill të vitit 2021.

“Thellësisht i KORRUPTUAR!”/ Gazeta austriake zbardh skandalin