E PAPRITUR! Publikohen aksidentalisht çmimet e vaksinave të porositura nga Bashkimi Evropian, ja sa kushtojnë

233

Çmimet e vaksinave të BE-së u bënë më në fund publike, mirëpo për një kohë të shkurtër dhe aksidentalisht.

Sekretarja e Buxhetit të Belgjikës, Eva De Bleeker, publikoi një listë për çmimin e secilës vaksinë të blerë nga Bashkimi Evropian dhe sa do të shpenzojë Belgjika në total për vaksinat, sipas faqes belge të lajmeve HLN.

Postimi në Twitter është fshirë, mirëpo është kapur me ‘screenshot’, raportojnë mediet e huaja.

Komisioni Evropian ka thënë se nuk mund të zbulojë çmimet e paguara për secilën vaksinë të coronavirusit, duke përmendur marrëveshjet e konfidencialitetit tregtar.

Sipas listës së publikuar nga HLN, Bashkimi Evropian po shpenzon midis 1.78 euro dhe 18 dollarë për dozë të vaksinës së coronavirusit. Çmmi për dozë i shënuar për secilën nga gjashtë vaksinat ishte si më poshtë;

Oksford – AstraZeneca, 1.78 euro;

Johnson & Johnson, 8.50 dollarë;

Belgjika do të blejë më shumë se 33 milionë vaksina për një total prej 279 milionë euro.