“Shqipëria në flakë” Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha me dushk e kullota

449

Një zjarr me përhapje të gjerë po gllabëron prej dy ditësh pyllin pranë fshatit Cerje të bashkisë Pustec. Flakët kanë vënë nën pushtetin e tyre sipërfaqe me dushk dhe kullota duke I shkrumbuar orë pas ore.

Terreni mjaft I thyer dhe era e fortë që favorizon përhapjen e flakëve e bëjnë mjaft të vështirë kontrollin mbi këtë vatër zjarri. Kryetari I bashkisë Pustec Pali Kolevski ka angazhuar të gjtha shërbimet në dispozicion, krahas banorëve të zonës që po bëjnë përpjekje me vegla dore.

Edhe forca të policisë kufitare kanë shkuar në ndihmë të tyre për këtë betejë me zjarrin e rënë në pyllin pranë fshatit Cerje. Autoritetet lokale kanë kërkuar edhe ndihmën e Emergjencave civile në njerëz e mjete duke e parë si të pamundur shuarjen e zjarrit masiv. Mendohet se përhapja e flakëve ka ardhur nga Greqia ku u shfaq më parë vatra e zjarrit.

Ndërsa pala greke ka aritur të verë nën kontroll zjarrin duke ndërhyrë edhe me mjete nga ajri, nga pjesa shqiptare e kufirit pranë Cerjes zjarri vazhdon prej gati dy ditësh intesivisht.