Vëmendje, këshillat që ju duhen për tu mbrojtur nga i nxehti

386

Jemi në stinën ku secili nga ne duhet të bëjë kujdes që të mbrohet nga dielli dhe nga temperaturat e larta sidomos gjatë ditës.

Gjatë ditës ku temperaturat janë shumë të larta është e këshillueshme që të shmangen aktivitetet e lodhshme. Kopshtaria apo aktivitetet sportive duhet të planifikohen për në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Lëngjet dhe konsumimi i tyre ka një rëndësi të madhe në shëndetin e secilit nga ne.
Gj ithashtu këshillohet që një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që lejon ajrosjen pengojnë bllokimin e nxehtësisë.

Në rastin e një goditje nga nxehtësia llogaritet çdo minutë: është i nevojshëm një freskim urgjent. I prekuri duhet sjellë menjëherë në hije, apo në një dhomë të freskët, rrobat duhen hapur dhe duhen vënë kompresa të ftohta dhe të njoma mbi kokë.