Me një kujtim nga fëmijëria, Tayna ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

975

Reperja e njohur kosovare Tayna ka ndarë së fundmi një kujtim nga fëmijëria e saj. Ajo ka publikuar një foto kur ka qenë 3 vjeç bashkuar me një tjetër në moshën 23 vjeçare.

Mbi të gjitha mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes, ka shkruar Tayna krah postimit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor që reperja ka sjellë ka qenë Qeqei cili numëron 15 milionë klikime. Tayna ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë projekte të reja për të cilat është duke punuar.