Boll me debate “non grata”

98

Koha nji vjeçare qe ka kalue prej shënimit të ktij statusi, tue u bazue edhe ne reagimet e kundra-reagimet ms bazë tifozllekun e smutë, me shtyn me ba disa konsiderata të thukta, të cilat gjatë ksaj periudhe i kam shmangë mbasi debati kishte degradue në nivele ordinere për sa i përket komentimit të aktit non grata ndaj Berishës nga ana e departamentit amerikan të shtetit.

Personalisht, mendoj se çdo ent njerzor, institucional, përtej perfeksionin të funksionimit të saj, mund t’i nënshtrohet kriterit të dyshimit në vlersimet e veta, përfshi edhe vendimi i departamentit të shtetit në raport me Sali Berishën. Nga ana tjetër, nuk mund të akuzohet nji institucion aq prestigjoz e serioz si departamenti i Shtetit, si i manovruem prej OJF të George Soros-it, me të cilën të gjithë liderët e vendeve ish komuniste kanë bashkëpunue e vazhdojnë ta bajne ende me ta, përfshi edhe Sali Berisha e eksponent të partisë demokratike e krejt spektrit politik shqiptar.

Asht nji alibi e trashe dhe krejt e pandershme. Sigurisht, bashkë me non grata ndaj Berishës, duheshin vendose edhe shume të tjerë politikan në atë listë, sikur e kam thanë dje ne nji tjetër status.


Në kët kuptim, edhe pse meriton të kuptohet njiri në hall, mendoj se departamenti amerikan asht sovran në vendimin e tij dhe konsideroj nji show të kotë, medemek padinë ndaj sekretarit të shtetit të bame në nji gjykatë të Parisit dhe media nga ana e Berishës, mbasi pa asnji bazë juridike, perverse për konsum të mbrendshëm e shtërngue rradhët e mbështetësve të vet. Kërkimi i fakteve ndaj nji vendimi politik të Departamentit të Shtetit, i cili asht sigurisht ma i randë moralisht se sa nji vendim procesual gjykate, tregon mjerimin e modelit të politikanit tonë otoman.

Edhe pse janë kenë në krye të shtetit nuk kanë sensin minimal të shtetit dhe bajnë demek se nuk kuptojnë. Ndëshkimi i politikanëve autokrat në Ballkan, pikërisht ata që janë kene investim strategjik i Shteteve te Bashkueme ma përpara, kallxon se amerikanët i revizionojnë pragmatikisht prioritetet e tyne dhe japin mesazhe të qarta ndaj atyne që zhgënjejnë linjat e tyne politike e strategjike të panegociueshme, tue u dhanë sanksione të përshkallzueme.

Ambasadorët amerikanë që kanë ardhë në Shqipni, nuk kanë shkëlqye nga pikëpamja e personalitetit të tyne kulturor, por veprimet e tyne diplomatike janë pjesë e strategjisë të qeverisë të Shteteve të Bashkueme për nji vend periferik si Shqipnia dhe kurrsesi agjende e tyne personale. “Gogoli” Soros asht thjesht alibi me depistue lojën politike, ndoshta edhe me lejen e vet ksaj OJF djallzore. Soros, objektiv të merakut me fut në vathën e vet, ka sall pjesëtar të Kishën Katolike, se djajt otomanë janë pjese konstitutive e kahershme e ksaj organizate spekulative. Asnji grupim politik, përtej ndonji mbështetje të vogël, i cili asht kundër perëndimit nuk ka të ardhme politike.

Ky fakt asht i panegociueshëm dhe kundërshtia ndaj ambasadës amerikane e disave eksponentëve politik apo lobimeve demek amerikane, nuk shton dhe as mungon statistikën e raportit tonë të simpatisë dhe antipatisë me Amerikën. Amerika për ne shqiptarët asht aleat strategjik dhe lidhja me ta për nji pjesë të mirë të shqiptarëve nuk asht për motive pragmatike por shpirtnore e ideale. Mes Amerikës të lirisë dhe despotëve otomane, njerzit e lire e vullnetmirë nuk kanë dilema se ka me zgjedhë.