Kjo është kënga e ukrainases që hyn në historinë e Eurovizionit si ndër më të bukurat (VIDEO)

428

Një ndër këngët më të bukura që ka pasur Eurovizioni deri më tani është padyshim kënga me titull “1944” e artistes Jamala, e për të cilën fitorja është arritur nga shteti i Ukrainës në vitin 2016, shkruan KultPlus.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit ku Rusia ka nisur në orët e para të së enjtes sulmet e para ushtarake ndaj Ukrainës, derisa gradualisht po depërton në territorin e këtij shteti, shumë qytetarë ukrainas janë parë duke u larguar nga vendi i tyre, me kolona të gjata nëpër rrugët kryesore që çojnë në vende të tjera të Evropës.

Ndërkohë, kënga “1944” po vazhdon të dëgjohet e të komnetohet edhe sot, me c’rast zëri mahnitës i Jamalas duket se po shndërrohet në shpresë për shtetasit ukrainas.

https://youtu.be/ydKDwFPlXTw