Reshje shiu? Ja si pritet të jetë moti sot

530

Kthjellime dhe vranësira dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta paraqiten në zonat veriore-lindore.

Pasditja dhe në vijim paraqitet me vranësira dhe intervale kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore, ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat maksimale, por konstante mbeten në mesditë duke ruajtur maksimumin 28 gradë.