Rezistenca e fortë/ Luftë në rrugët e Kievit, por rusët nuk ia dalin dot: Pse i duhet strategjisë së Putinit kryeqyteti ukrainas?

277

Rusia është duke e sulmuar Ukrainën nga të gjitha anët, por marrja e kontrollit të kryeqytetit është vendimtare për Moskën dhe për suksesin e pushtimit rus.

Por kjo mund të përfshijë luftime rrugë më rrugë. Lufta urbane që do thotë humbje të rënda për të dyja palët.

BBC raporton se autostrada për në Kiev është jashtëzakonisht e qetë, me shumë pak automjete që lëvizin në të dy drejtimet, por aty ka shumë dëshmi të luftës.

Në atë autostradë gjendet e shkatërruar edhe një autokolonë e ushtrisë ukrainase, përfshi tre tanke dhe një sistem mbrojtjeje anti-ajrore. Autokolona u godit dje nga një sulm anti-ajror rus.

Këta të fundit nuk po e marrin dot qytetin pavarësisht se është një ndër objektivat kryesorë të sulmit, raporton abcnews.al.

Marrja e Kievit ka rëndësi më shumë se strategjike dhe mesazhi për rusët pasi në këtë mënyrë do të arrinin edhe objektivin e tyre kryesor: Ndërrimin e qeverisë ukrainse, vënien në krye të një presidenti pro-rus dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve që e lidhin vendin me Rusinë.

Për aq sa kjo nuk ka ndodhur do të thotë se rusët nuk kanë arritur asnjë objektiv madhor të sulmit.

Ministri i Mbrojtjes Britanike James Heappey tha se ata që po luftojnë ukrainasit në rrugët pranë Kievit janë forcat speciale ruse, kurse autokolona kryesore e tyre ndodhet disa kilometra më tej duke pritur që specialët të pastrojnë rrugën. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

https://twitter.com/mil_in_ua/status/1497377916447080449?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497377916447080449%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2F1154414-2%2F