Gjithçka pa lajmëruar? Pamjet nxjerrin bllof ministren e re të Arsimit.

259

Evis Kushi ka vetëm dy javë që ka marrë detyrën e re si Ministre e Arsimit dhe ka nisur inspektimet nga afër në shkolla të ndryshme të vendit për të parë sa respektohen masat ndaj Covidit. Por në filmimet e saj nga Durrësi që janë publikuar rreth tre orë live në faqen e saj ka diçka që nuk shkon.

Ministrja thotë se ka bërë vizitë të palajmëruar në qytetin bregdetar për të mbikëqyrur ecurinë e procesit mësimor për të ulur impaktin e infeksionit por vihet re se dërrasa pas kurrizit të saj zbulon të vërtetën se kur janë realizuar filmimet.

Zgjedhja e shkollave ishte krejt e rastësishme. Vizita ishte e palajmëruar dhe mbeta e kënaqur sepse gjeta një situatë shumë të mirë, thotë Kushi ndërsa data që është e shkruajtur në dërrasë përkon me një ditë më parë.

Po në video vihet re se takon një nxënës që nuk mban maskën dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij vecse i jep këshilla dhe më pas bëjnë takimin me grushta. Pse je pa maskë? Nuk duhet të rrish pa maskë se mund të marrësh virusin mund tja çosh mamit babit dhe gjyshes. Kështu që asnjëherë pa maskë, i tha Kushi.

Edhe në fotografitë që publikoi ditën e djeshme nga takimi me fëmijët e Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë por data përkon me 28 Shtatorin.

Këto veprime të ministres së re të Arsimit të lënë të kuptosh se gjithçka bëhet me plan dhe rasti me fëmijën mund të mos ketë qenë një rastësi por e planifikuar që Kushi duket sikur po bën punën por në fakt po tenton të futet në botën e spektaklit.