Ministrja e Kulturës bën gafë dopio, veç fjalëve banale bën dhe plagjiaturë

606

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka habitur me një postim në rrjetet sociale në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim. Ajo u ka bërë thirrje të rinjve që të lexojnë, por në një mënyrë vulgare, gjuhë që nuk pritet nga një ministre, aq më tepër e kulturës.

“Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos e lejoni që t’u q***. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave.”-shkruan ministrja në Twitter.

Statusi i ministres ka sjellë reagime të shumta kundër saj në rrjetet sociale. Por në fakt, kjo nuk është gafa e vetme e ministres, pasi ka bërë dy të tilla në një postim. Statusi i Mirela Kumbaros është plagjiaturë, pasi është kopjuar nga një regjisor amerikan, John Samuel Waters ndërkohë që nuk e ka cituar.

Pra përveç vulgaritetit ka kopjuar pa cituar, ndërsa kujtojmë që vetëm pak ditë më parë zv/ ministri i Arsimit u shkarkua për plagjiaturë.Sotnews sjell citimin e regjisorit amerikan që është kopjuar nga ministrja Kumbaro pa cituar.