Moti Sot, e hënë 3 janar 2022

47

Ditën e hënë moti do të nisë i vranët e prej mesditës me intervale kthjellimesh kryesisht në qendër e lindje. Në zonën bregdetare dhe në veri parashikohet mot përgjithësisht i vranët.

Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar veçanërisht në bregdet. Pasdite, gradualisht reshjet do të humbasin intensitet por do të mbeten të pranishme në ekstremin verior.

Në zonat malore parashikohen reshje dëbore të dobëta, ndërsa në mbrëmje në alpe do ketë borë të dendur. Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore mesatare dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë.