Keni akne? Jeni me fat, lexoni arsyet pse.

420

Ka shumë gjëra që mund ta prishin humorin tonë në mëngjes, sidomos zbulimi i disa akneve të reja në fytyrë mund të jetë një nga surprizat më të këqija.

Situata rëndohet nëse do të takoni një person që e pëlqeni shumë, ose keni një takim të rëndësishëm në punë. Gjithsesi, mos u trishtoni shumë. Mesa duket, ka një anë pozitive të të pasurit akne dhe kjo gjë mund t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Ndërkohë që ju jeni të acaruar në maksimum nga aknet që janë shfaqur në fytyrën tuaj, ne lejoni t’ju tregojmë se ju do të plakeni më vonë se miqtë tuaj.

Shumë prej jush me siguri kanë dëgjuar se aknet e mbrojnë lëkurën tonë nga plakja, por procesi është ende i paqartë. Falë shkencëtarëve, ne tani kemi diçka më specifike për të diskutuar.

Është kryer një studim me 1205 binjake vajza. Pjesëmarrëset raportuan nëse kishin vuajtur ndonjëherë nga puçrrat në fytyrë dhe si ato arritën të merreshin me këtë problem.

Sipas rezultateve të studimit, rreth një e katërta e binjakeve kanë pasur probleme me aknet. Hulumtuesit paralajmërojnë se nevojiten më shumë studime në këtë fushë pasi që tani e tutje ne e dimë se ekziston vetëm një lidhje mes grave me akne dhe plakjes së ngadalshme.

Pra, kjo na jep një arsye të re që të mos kemi frikë të vendosim në Instagram një selfie me akne. Kjo thjesht do të thotë se ju jeni më rinj se kolegët tuaj.