Hajdari nuk lëviz nga foltorja, Ruçi ndërpret seancën plenare

41

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare për 15 minuta pasi deputetja Rudina Hajdari vijoi që të refuzonte që të largohej nga foltorja e Kuvendit.

Hajdari ka ngritur zërin ndërsa foli në Kuvend duke kërkuar që seanca e sotme plenare të ndalet pasi e konsideroi si të turpshme.

Deputetja u shpreh se në këtë sallë ka vetëm mashtrime, bëhen vetëm pazare dhe më pas aktorët politikë e shesin veten si patriotë.

Unë jam me ata shqiptarë që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat. Që në 2001 u premtuar që do t’i fusnit në be, ku janë sot rinia shqiptarë që po i degedisni nëpër Londër , Holandë. Vazhdon të bëjnë premtime te tjera. Ju prapë thoni që do hapni listat. I dhatë me koncesion një grupi oligarkesh gjithë pasuritë natyrore të vendit. Bëni çfarë u thotë kryetari,  edhe sot po tentoni që të mashtroni shqiptarët, pas 30 vitesh. Mos u hiqni sikur e doni këtë vend.”

Më tej, Hajdari vijoi që të bënte thirrje për ndalimin e seancës së sotme.

Kodi zgjedhor ndryshohet 1 herë, jo sa herë u do qefi ju. Të ikin në kosh të plehrave ata që se meritojnë. Ndalojeni këtë seance. Mos u bëni pjesë e këtij krimi. Unë deklaroj që nuk e lë këtë foltore të ndërpritet seanca.

Edhe pasi mori fjalën për replikë dhe kur Ruçi i bëri thirrje që të lironte foltore, Hajdari vijoi të mos bindej dhe më pas u ndërpre dhe seanca. s.b/abcnews.al