“Njerëzit blejnë me listë”/ Lulzim Basha me biznesin: Të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin

237

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi gjatë ditës së sotme bizneset në Lezhë, me të cilët bisedoi për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.

Basha u ndal në disa biznese, ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata sociale dhe ekonomike në vend.

“Janë të lodhur njerëzit sepse na ra ky tërmeti, pandemia, kështu që janë të lodhur. Pra, me pak fjalë jetojmë. Domethënë ne si biznes edhe të tjerë, sepse ato dy lekë që i kemi po i ruajmë vetëm për t’u  ushqyer”, thotë pronarja e një marketi të vogël në qendër të qytetit.

“Jemi të lodhur. Këtë dyqanin e kam me qera. Plus taksat e shtetit që dhe ata duhet më i la, të gjitha bashkë. Edhe klientët që vijnë me ble ato vijnë të shkretët që s’kanë mundësi me ble, i marrin edhe borxh se s’kanë mundësi. I kam me lista. Të gjitha taksat duhet me pagujt edhe qiranë. Me jetu, me ngrënë një copë bukë se asgjë tjetër nuk ka”, thotë një tjetër sipërmarrëse e një bznesi të vogël.

Teksa vendosi në dukje largimin e të rinjve nga vendi, kreu i demokratëve tha se Shqipëria ka shumë nevojë për të rinjtë e shkolluar. Ai premtoi se një nga qëllimet e PD është që 10 mijë të rinj të kenë stazh pune të paguar.

Në bisedën që realizoi me ta, lideri demokrat vuri në dukje largimin e të rinjve nga vendi