Vrasja në Tiranë, gjendet një “Audi” i djegur në Institut

329

Gjendet një “Audi” i djegur në Institut. Dyshohet se u përket autorëve që vranë pak më parë 35-vjeçarin në Kodër Kamëz.

I riu në Kamëz mbrëmjen e sotme u vra me silenciator pasi askush nuk i dëgjoi të shtënat. Policia e gjeti të plagosur rëndë të riun, por rrugës për në spital, 35-vjeçari ndërroi jetë.

“Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore,” njofton policia.