ZYRTARE/ “Tërbonte” të mëdhatë e Serie A, falimenton klubi italian

215

Klubi i Catanias (Siçili) në futboll ka falimentuar zyrtarisht. Gjykata në Itali ka dhënë zyrtarisht verdiktin final, me presidentin dhe drejtuesit që nuk kishin një plan të qëndrueshëm financiar për të nxjerrë skuadrën nga kriza.

I themeluar në 1908, në skuadrën nga Siçilia kanë luajtur emra të njohur në futbollin italian dhe jo vetëm. Mjafton të kujtojmë se El Cholo Simeone e ka nisur karrierën në këtë klub, teksa edhe Papu Gomes apo Maxi Lopez kanë dhënë kontribut me ngjyrat e klubit.

Catania garonte këtë sezon në Serie C në Itali, duke qenë në mesin e tabelës. Me 56 milionë euro borxhe, 53 nga të cilat në taksa dhe tatime, një klub që i hapte probleme big-ëve të Italisë falimenton zyrtarisht.