Kur u martuan Iliri e Monika nuk kishin asgjë, as shtëpi, as bukë. Sot kanë miliarda, banjo e salltanete për qën e mace!

470

Nga nata e parë bashkë, Monika kujton Divjakën, ku shkuan për të qenë larg njerëzve dhe sallatën me lakra e limon, që ju shijoi aq shumë atë herë, sa nuk e ndajnë edhe tani. Pak nga pak e kuptuan se donin t’i kalonin bashkë edhe ato pak momente që i ndanin, vendosën të bashkëjetonin, duke thyer kështu shumë nga rregullat e kohës.

U vendosën në shtëpinë e prindërve të Monikës, ku u sistemuan në njërën prej dhomave. Kjo me dëshirën e saj, që donte me çdo kusht të kontribuonte si e barabartë në jetën e përbashkët: ofroi shtëpi, ndërsa nuk kishte ende rrogë të sajën. Atë kohë Iliri ishte deputet dhe paguhej si i tillë, ndërsa Monika studionte në vitin e dytë të biokimisë. Por kjo zgjati pak, derisa u shkëputën nga familja dhe u vendosën në një hyrje me qira, ku duhej t’i përballonin fare vetëm të gjithë problemet financiare që nuk ishin të pakta. “Kujtoj një periudhë pas zgjedhjeve të 26 majit, kur PS nuk njohu zgjedhjet dhe nuk pranoi të hynte në parlament. Iliri nuk merrte rrogë ato kohë dhe ne duhej të jetonim me rrogën time 35 mijë lekë të vjetra si anëtare e këshillit bashkiak.

Mbaj mend dy ditë kur nuk kishim asgjë për të ngrënë dhe u ushqyem vetëm me bukë e djathë.” Ky ishte një rast që Monika e tregon jo me shumë dëshirë, ndonëse pranon se jeta e tyre e përbashkët ka pasur shumë privime, qoftë financiare, qoftë njerëzore, duke qenë se ishin të detyruar të kalonin pjesën më të madhe të kohës, bashkë, por jo për njëri-tjetrin, sesa për FRESH-in.

Kjo është arsyeja që prej kohës që u njohën, tani e ndoshta gjithmonë, bisedat e tyre janë vetëm për punën dhe politikën dhe fare, fare pak, flitet edhe për dashurinë.

“Më duket normale. Në fund të fundit, simpatia, dashuria, seksi, vjen një ditë dhe bëhen rutinë. Ndërsa miqësia, komunikimi i përbashkët nuk lodh kurrë, përkundrazi afron më tepër dhe e bën çiftin të pandashëm”.

Sot ish Monika pabukësi, nuk di se ku ka parat pa punuar asgjëkundi vetëm duke ulëritur e bërtitur Rroftë Partia! Një qytetar europian dhe një politikan europian asqë e mendon se do bëhet milioner duke bërë politik e nëse do e dëgjonte këtë histori, o do i’a fuste vetes, o do vinte të jetonte në Shqipëri!