“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra”

559

Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga banesa e tij ndërsa tërmeti e shembte. “U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra”, tha ai për CNN Turk. “Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”.

Kryebashkiaku Tunc Soyer tha për CNN Turk se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina, por deri tani nuk ka raportime për viktima.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan shkroi në Twitter “Shërim të shpejtë Izmir”, ndërsa premtoi ndihmë të menjëhershme për personat e prekur. “Kemi nisur punën me të gjitha agjencitë shtetërore për t’i qëndruar pranë popullit tonë”.