Zgjedhjet në shqipëri, Reagon Facebook u bën thirrje partive shqiptare për transparencë në reklama

218

Facebook u bëri thirrje partive politike shqiptare që të tregohen transparente për mënyrën sesi financojnë rekalamat politike në llogaritë e tyre gjatë fushatës zgjedhore. 

Në deklaratë, raporton Associated Press, Facebook tha se, duke filluar nga e enjtja, “të gjitha reklamat politike në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri duhet të bëhen nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë emrin e personit apo kompanisë që e pagyan reklamën”.

Për më tepër, autorizimi për këto reklama duhet të vijë nga brenda vendit.