Alarm për bombë para parlamentit

418

Një alarm për bombë është paralajmëruar këtë të premte në godinën e parlamentit grek.

Mediat greke bëjnë me dije se një telefonues anonim i cili ka njoftuar dhe për bombën, është shprehur se “Janë vendosur bomba brenda dhe jashte parlamentit, do të ketë viktima”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore që kanë bllokuar qarkullimin në sheshin Syntagma para parlamentit.

Policia ka mbyllur godinën e parlamentin dhe ka vendosur kordonin e sigurisë përreth saj.