Aksident i rëndë, e reja me Smart futet poshtë kamionit. Humb jetën rrugës për në spital

506

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autorstradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laçit. Sipas informacioneve mësohet se një autoveturë tip Smart është përplasur me një kamion.

Siç shihet dhe nga foto makina që drejtohej nga vajza është futur poshtë kamionit dhe ka marrë dëmtime të mëdha.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Smart e cila është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumes në gjendje kritike për jetën.

Por dhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën. Mësohet se e reja është identifikuar me inicialet S.G.