Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Kurbinit, ku raportohet të jenë përfshirë 3 makina.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se dy nga makinat e përfshira në këtë aksident i përkasin eskortës së ish kryeministrit Sali Berisha.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e mjeteve dhe lagështia në rrugë nga reshjet e orëve të fundit.
Sali Berisha ndodhej pak më parë në qytetin e Laçit ku mbajti takimin e radhës me demokratët përpara Kuvendit të 11 dhjetorit.
Njoftimi i Policisë
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
