Mori detyrën e re në kabinet, Bledi Çuçi jep mesazhin e parë si ministër i Brendshëm përkrah Ramës

106

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar këtë të premte ministrin e ri të Mbrojtjes, Bledi Çuçin.

I pranishëm në prezantim ishte edhe ish ministri Sandër Lleshaj. Ministri i ri në detyrë, Bledi Çuçi falënderoi paraardhësin e tij Sandër Lleshaj dhe tha se do vijonte punën e nisur prej tij, për të ndryshuar njëherë e mirë mentalitetin për policinë.

Më tej ai theksoi  se në përfundim të mandatit dëshiron të mbahet mend si ‘ministri i Brendshëm dhe jo si ministri i Policisë’.

‘Faleminderit Sandër! Në politikë si në dramaturgji nuk duhet ta marrë vëmendjen mënyra si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja e aktorit nga skena. Do kem angazhimin maksimal për të justifikuar besimin e kryeministrit dhe grupit parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut.

Unë në përfundim të mandatit do kisha mundësi të dëgjoja që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit. Ja që për fat të keq mbetet një perceptim, edhe pse Sandri bëri shumë punë që të ndryshojë ky mentalitet. Besoj fort se po nuk u kuptua ky organizëm si i tërë asnjë reformë nuk do ketë gravitetin e duhur. Faleminderit për besimin.’-tha Çuçi.