Sherri që futi në “dhe” një familje / Kronologjia e masakrës

273

Një krim i rëndë në familje u shënua rreth orës 14 e 30 minuta të ditës së sotme. Ngjarje ndodhi në fshatin Xibër-Hane të Klosit. Burime nga policia thanë se dy vëllezër pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Sipas policisë fillimisht shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë ndaj vëllait, Kujtim Dakuci dhe nipit të tij, F.D.. Këtë të fundit e transportuan menjëherë me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit ku ishte ndalur për të marrë ndihmën e parë.

Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci vëlla me Kujtimin dhe xhaxha i F.D ka qëlluar veten në banesë.

Ende nuk dihen rrethanat e vërteta të ngjarjes, por dyshohet se konflikti ka qenë për pronësinë.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes për të zbadhur shkqet e vërteta që çuan në këtë
masakër të rëndë brenda familjes.