Rita Ora dështon gjatë performancës në paradë, Johny Legend i del në mbrojtje

500

Këngëtarja Rita Ora ka qenë e ftuar speciale në ‘Macy’s Thanksgiving Day Parade’ (parada e ditës së falënderimeve), ku ka performuar një nga këngët e saj të fundit. Por gjërat nuk kanë shkuar siç ishte parashikuar. Duke qenë se performanca nuk ishte live pati mospërputhje të fjalëve me muzikën në sfond kështu që Rita dështoi dhe këtë e vunë re të gjithë. Pas këtij momenti fansat në ‘Twitter’ e kanë sulmuar shumë.

Ndër të parët që i ka dalë në mbrojtje është Johny Legend. Në një postim në ‘Twitter’ ai shpjegon: “Të gjithë duhet të këndojmë në ‘playback’ gjatë kësaj parade, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar të gjithë mjetet teknike që duhen për të kënduar ‘live’. Gjithsesi uroj ta keni shijuar. Duhet të dini që nëse vini në koncertet e mia çdo gjë është 100% live”.

Vetë Rita ka shtuar më tej se ndihet keq për këtë moment, por duke marrë parasysh temperaturat e ulta dhe faktin që nuk mund të këndonte ‘live’ si kusht i produksionit, Ora u shfajësua për ngjarjen. Ajo premtoi se performancat e saj janë 100% live.