Shkon në tre numri i të vrarëve në autobusin me nxënës / Shoferi, një vajzë dhe një djalë 17 vjeç

393

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Mediat marrin vesh nga burime se kanë mbetur të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Nxënësja ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për media se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”